Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Të Premten në Kosovë pritet stabilizim i plotë i motit. Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe ndonjë re të pakët lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ato maksimale pritet të kalojnë pak mbi 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave. Pak më shumë vranësira priten në zonat malore në jug të Kosovës, perëndim të Maqedonisë së Veriut, Lindje dhe juglindje të Shqipërisë me mundësi për ndonjë reshje krejtësisht të dobët.

Fudjava vjen më e nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasditeve në disa zona kryesisht kodrinore-malore mund të paraqiten kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të Hënën destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe do të pasojë ulja e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kontrolli i objektit te stacioni policor që dyshohet që u përdor nga serbët, del një njoftim i ri