Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Rrebeshet e fuqishme do të jenë të karakterit lokal, pra nuk priten në tërë territorin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi Të Premten parashihet të mbajë mot me shumë vranësira, ndonjë interval kohor me diell, por rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më së paku rrebeshe parashihen në veri të Kosovës dhe thellë në verilindje të Maqedonisë së Veriut.

Fundjava vjen me përmirësim gradual të motit. Parashihen alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Rrebeshet do të jenë më të pakta dhe atë kryesisht në disa zona në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera reshje shumë të pakta. Fillimi i javës së re me mot të mirë, por bregdeti të martën me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Deputetët e VV-së humbin durimin me KFOR-in, kërkojnë largimin e barikadave