Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot të nxehtë, me diell dhe vranësira lokale të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Vende-vende mund të ketë ndonjë stuhi të fuqishme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri gjatë natës në zonat bregdetare priten stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në detin e hapur priten kalime të stuhive të fuqishme me shkarkesa intensive atmosferike. Nesër pritet mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime në zona të izoluara.

Rrebeshe të izoluara nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Stuhi të fuqishme mund të ndodhin në disa zona të Luginës së Preshevës. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, më të theksuara në kohen e rrebeshit të shiut.

Fundjava ende e nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Në disa zona priten zhvillime të rrebesheve kalimtare të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Frontet e fuqishme nga Mesdheu arrijnë të Hënën kur pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Në Shqipëri rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera reshje më të pakta dhe më të lokalizuara. Temperaturat më në fund shënojnë ulje paksa më të theksuar dhe vapa e madhe merr fund./MeteoBALLKAN

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes punëtori shumëvjeçar i KEK-ut