Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësira do të jenë të pakta, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje. Maksimalja parashihet deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal Të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat rriten prapë në tërë rajonin dhe maksimalet parashihen deri në 36 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.

Për fundjavë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Pasditeve në disa zona në jug të Shqipërisë mund të ketë disa zhvillime të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara, kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga java e ardhshme destabilizim gradual i motit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Shoferi harron se ku e ka parkuar veturën, e denoncon rastin në Polici për vjedhje