Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet nuk do të zgjasin shumë do të jenë të karakterit lokal. Ka mundësi që të ketë breshër të imët. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në orët me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në disa vise priten rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Për fundjavë atmosfera do të destabilizohet përsëri në tërë rajonin. Pas shumë orëve në diell, pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave që pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Rrebeshet intensive do të përfshijnë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë, por nuk do të zgjasin shumë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen