Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale.

Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Temperatura maksimale rreth 21 apo 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në jug të Shqipërisë, pastaj edhe në pjesët qendrore të vendit priten rrebeshe të izoluara, por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera nuk priten reshje me ndonjë përjashtim ku mund të ketë ndonjë reshje krejtësisht të izoluar.

Të dielën pritet përsëri ndryshim i motit. Paradite me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa pasdite vonë me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Pa ndonjë ndryshim të madh të motit edhe në fillim të javës së re. Pas një dite me diell ditën tjetër priten vranësira dhe reshje lokale shiiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për 18-vjeçarin pasi vuan nga kanceri, i duhen 150 mijë euro për t’u shëruar