Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Nesër në Kosovë parashihet përmirësim dh stabilizim i plotë i motit.

Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin dhe pritet të kalojnë në vlera verore në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Për fundjavë edhe më ngrohtë. Na pret mot me diell dhe me temperatura verore. Temperaturat maksimale në Kosovë rreth 26 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore rreth 27 apo 28 gradë Celsius.

Megjithatë, të dielen priten vranësira më të shumta lokale dhe erëra të freskëta nga veriu që do të kushtëzojnë ulje kryesisht të lehta të temperaturave, por pa reshje atmosferike./MeteoBallkan

 

Lexo edhe:  Historike: Jepet viza e fundit turistike nga Gjermania