Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime të vranësirave lokale.

Erërat e ftohta nga veriu dhe verilindja do të fuqizoehn gradualisht, ndërsa vetëm në disa zona kodrinore-malore mund të ketë ndonjë fjollë bore. Temperaturat mund të dalin pak në “plus”në mesditë, megjithatë shumë shpejt kthehen në “minus” sidomos pasdite dhe në mbrëmje dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 2 gradë Celsius. Minimajla deri në -8 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Vetëm në veri të Malit të Zi dhe aty këtu në ndonjë rajon malore në Luginë të Preshevës dhe Maqedoninë Veriore mund të ketë ndonjë reshje afatshkurtër bore. Temperaturat shënojnë ulje në zonat kontinentale veçanërisht, sidomos orëve të mbrëmjes.

E shtuna me acar të fortë polar, ndërsa dita me diell, vranësira të pakta lokale por e ftohtë.

Të dielën pas një mëngjesi me acar dita sjellë largimin e masave të ftohta ajrore dhe fillimin e rrymimeve të fuqishme më të ngrohta ajrore nga jugperëndimi.

Lexo edhe:  Presidentja Osmani nga Parisi: Nuk mund të miqësohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake