Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në Rrafshin e Kosovë ku lokalisht ende mund të ketë fjolla të herëpashershme bore, ndërsa më shumë intervale kohore me diell në Dukagjin. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Ceslius.

Në Shqipëri priten shumë më shumë intervale kohore me diell, por lokalisht priten edhe vranësira të herëpashershme, ndërsa reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Temperaturat afërsisht nga -4 ato minimale deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale.

Intervale kohore me diell dhe vranësira priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, ndërsa reshjet do të jenë krejtësisht simbolike në disa rajone.

Të shtunën na pret mot i thatë nën ndikimin anticiklonik ku priten intervale kohore me diell e vranësira lokale. Mëngjesi me acar të lehtë dhe mjegull nëpër disa lugina.

Të dielën pasdite një ciklon i shpejtë kalon përmes Detit Adriatik duke sjellur reshje të reja shiu e bore, por këto reshje nuk do të zgjasin shumë, ngase pritet kalimi i shpejtë i ciklonit nga veriu i Adriatikut drejt jugut dhe Detit Jon e më thellë në jug./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Borxhliu i 17 mijë eurove sulmon shitësin kamenicas (VIDEO)