Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe vetëm në disa vise me intervale kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje, ndërsa priten edhe reshje të izoluara shiu e në ndonjë rajon edhe ndonjë rrebesh i izoluar. Temperatura maksimale deri në 14-15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Në mbrëmje vonë reshje shiu në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë

Gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm të së shtunës fronti i ftohtë arrin në Kosovë dhe kushtëzon fillimisht reshje shiu e pastaj edhe reshje shqote e bore, pastaj të shtunën pas një pauze të shkurtër rifillojnë reshjet e borës në gati tërë Kosovës duke krijuar shtresa. Në zonat më të ulëta mos prisni borë deri në orët e pasdites së të shtunës.!

Të shtunën në tërë rajonin plotësisht vranët dhe me reshje bore. Shi në zonat mesdhetare të Shqipërisë dhe paradite shi mund të ketë edhe në zonat më të ulëta të Dukagjinit dhe Maqedonisë së Veriut. Pasdite dhe në mbrëmje temperaturat ulen më shumë dhe pritet borë edhe në ultësirat e Dukagjinit dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dielen mjaft ftohtë dhe nganjëherë me rrebeshe bore veçanërisht në disa zona kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Bora gati të vijë në Kosovë, meteorologët tregojnë kur nisin reshjet