Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, fillimisht të dobëta, por të cilat pritet të intensifikohen orëve të pasdites dhe mbrëmjes kur mund të ketë edhe rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat maksimale deri në 18 gradë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë vranësira dhe rrebeshe lokale shiu të cilat pritet të fuqizohen orëve të mbrëmjes në Maqedoninë Veriore. Në Shqipëri do të ketë intervale kohore me diell gjatë dites dhe pastaj zhvillime të rrebesheve lokale.

Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me mot të freskët, vranësira e intervale kohore me diell dhe me reshje të dobëta lokale, ndërsa fillimi i muajit të ri pritet të sjellë reshje potencialisht të dendura atmosferike dhe ulje të mëtutjeshme të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kur i kishte këmbët veterani i luftës merrte 375 euro pension, kur i amputoi, shteti ia uli në 150