Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot në Kosovë na pret mot mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperatura shënon rritje të mëtutjeshme, ndërsa pasdite do të ketë zhvillime të disa vranësirave të izulara, por kryesisht pa reshje.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 19 ajo minimale deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme me potencial për arritur deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Të martën në Kosovë do të ketë ulje të lehta të temperaturave dhe pasdite mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh afatshkurtër mund të ketë edhe në viset kodrinore-malore të rajonit si në veri të Malit të Zi dhe bjeshkët e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të ndikojë në ulje të lehta të temperaturave atje.

E Mërkura përsëri me diell dhe nxehtë. Pasdite ose në mbrëmje përsëri në disa vise në Kosovë priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera nxehtë dhe pa reshje./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Thaçi në Hagë: Jam plotësisht i pafajshëm