Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Një tjetër valë e fuqishme reshjesh atmosferike do të kemi të dielën veçanërisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes ku një tjetër masë jo-stabile ajrore ciklonike vjen nga Italia.

Reshje të dendura shiu priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e shiut më vonë do të përfshijnë edhe Republikës e Kosovës nga jugu në drejtim të veriut ku priten reshje të reja shiu e në malet më të larta të vendit pritet të ketë reshje të reja bore.

Pra, vazhdon mot shumë dinamik edhe pas reshjeve të mbrëmshme dhe të mëngjesit të sotëm. Fillimisht reshje kryesisht të dobëta lokale sonte gjatë natës dhe mëngjesit, pastaj reshje më intensive nesër orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Të hënën dhe të martën përmirësim i motit, ndërsa reshje të reja shiu (e bore në viset e larta malore) presim të mërkurën sipas ecuriva aktuale sinoptike./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Punëtorët e një marketi në Prishtinë e fusin në depo dhe e rrahin personin që tentoi të kryejë vjedhje