Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Fronti i ftohtë atmosferik do të kushtëzojë shtim masiv të vranësirave dhe reshje nganjëherë të dendura shiu. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius. Reshjet e shiut mund të fillojnë në Dukagjin orëve të hershme të mëngjesit në formë të rrebesheve ku priten edhe vetëtima dhe bubullimë. Në viset më të larta malose priten reshje shqote e bore.

Fronti i ftohtë atmosferik do të përshkojë edhe Shqipënë, me vranësira të dendura dhe reshje shiu, lokalisht me rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Reshje e rrebeshe shiu nesër parashihen edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

Të entjen përmirësim i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe vende-vende me mjegull. Dita stabile dhe me intervale të gjata kohore me diell.

Nga e premta na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Fillimisht priten reshje lokale shiu e më vonë dhe të shtunën reshje shiu priten në tërë rajonin. Në viset e larta malore reshje të reja bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën dy javë pasi u aksidentua në Drenas