Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror. Mëngjesi do të jetë i ftohtë me temperatura nga -1 deri në 2 gradë Celsius, kurse dita me diell dhe erëra jugperëndimore. Temperaturat maksimale parashihen deri në 20 apo 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri të Hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Thellë në veri të vendit mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu. Në viset tjera pa reshje edhe të Hënën.

Mot kryesisht me diell të Hënën pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi parashihet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe reshje e rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu.

Nga e Marta ndryshim i motit për shumë rajone kur priten më shumë vranësira e rrebeshe lokale shiu sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi. Përpos intervaleve kohore me diell reshje dhe rrebeshe të lokalizuara priten edhe në Kosovë, por mund të ndodhë që reshjet të mos përfshijnë tërë territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pra kemi të bëjmë me rrebeshe të karakterit lokal. Temperaturat pa ndonjë ndryshim, ndërkohë që rrymimet ajrore nga jugu vazhdojnë të fuqizohen./MeteoBallkan

Lexo edhe:  1 shtatori i mjegullës, SBAShK’ “sot ka grevë”, Qeveria “shkoni n’shkollë”