Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të vikendit

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pasdite në disa zona në jug të vendit mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në mesditë ose pasdite në shumë zona në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave ditore që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa zona mund të ketë rrebeshe intensive.

Të shtunën na pret mot me diell dhe vranësira lokale, ndërkohë që rrebeshet afatshkurtra të shiut zhvendosen krejt në ekstremin jugor të Shqipërisë.

Të dielën një front i dobët i ftohtë ajror sjellë vranësira kalimtare dhe ndonjë rigë kalimtare të dobët shiu në territorin e Kosovës./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Prishtinasi përdorues i narkotikëve kërcënon me jetë nënën e moshuar: Do të vras ty dhe gjithë familjen