Lajmi i fundit: Policia po bastisë shtëpinë e Radoiçiqit

Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontroll në të paktën një lokacion në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas medias lokale në Veri, Kontaktplus policia ndodhet para ndërtesës së banimit ku ka jetuar Milan Radojiçiq.

Sipas mediumit dhe pamjeve që janë publikuar, së paku tri autoblinda të Policisë së Kosovës janë përballë restorantit dhe objektit të banimit, rruga është e bllokuar për qarkullim, por jo për këmbësorë. Dy forca speciale janë në hyrje të rrugës.

Lexo edhe:  Rrahman Jasharaj tërhiqet nga kërkesa për 100 euro shtesë, shton një kusht të ri për qeverinë