Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vikend  

Sot në Kosovë do të jetë pak më ngrohtë.

Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta me ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Pasdite do të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Për fundjavë na pret mot i ndryshueshëm. Të shtunën më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa të dielën më shumë vranësira e reshje shiu.

Lexo edhe:  E rëndë: Tre persona sulmojnë të riun për parking në Prizren, njëri nga ta ia kris kafkën me gur