Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Do të vazhdojnë erërat e ngrohta juglindore, kurse rrallëkund në ndonjë vend mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe rrallëkund priten reshje afatshkurtra shiu. Temperaturat maksimale shënojnë rritje të mëtutjeshme.

Të mërkurën na pret mot i ngjashëm, me diell e vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona do të ketë dendësim të vranësirave dhe reshje lokale shiu në orët e pasdites dhe mbrëmjes dhe kjo pritet të ndodhë sidomos në jug dhe lindje të Shqipërisë, perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe pastaj edhe në Kosovë.

Nga e enjtja pritet të ketë dendësim të vranësirave dhe në shumë rajone shpeshtim të reshjeve lokale të shiut./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vdes 83-vjeçarja në Kamenicë, dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni