Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të shënojnë rritje ngase do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu. Minimalja parashihet afër -3 gradë Celsius ndërsa maksimalja deri në 15 ose 16 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu, juglindja dhe jugperëndimi, ndërkohë që masat ajrore ciklonike “futen” në Mesdhe nga Atlantiku.

Nga e premtja ngrohtë, por me shtim të vranësirave. Në disa zona të Shqipërisë edhe reshje shiu e sidomos në Mal të Zi. Për fundjavë na pret mot me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell. Vende-vende priten reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu.

Reshje më intensive priten në Mal të Zi, veri të SHqipërisë dhe ndoshta edhe në disa zona të Dukagjinit në kufi me Malin e Zi dhe Shqipërinë. Po ashtu edhe në jugperëndim të Shqipërisë mund të ketë reshje paksa më intensive. Edhe në Kosovë (të dielën) depërtojnë reshjet por pa reshje domethënëse.

Lexo edhe:  Bajqinovci: Këshilli Grevist po shantazhon anëtarësinë që s’duhet dorëzuar para qeverisë