Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me alternime mes vranësirash e rrezesh diellore, ndërsa temperaturat mbesin ende të larta për këtë periudhë kohore, ndonëse me tendencë uljesh të lehta. Minimalja -1 gradë Celsius, kurse maksimalja rreth 13 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare ku lokalisht vranësira do të ketë më shumë, por pa reshje atmosferike.

Të martën dhe të mërkurën pritet të kemi shtim të vranësirave dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit kryesisht të dobët, ndërsa nëpër malet e larta priten fjolla bore.

Reshje të dobëta, lokale shiu të martën dhe të mërkurën, nganjëherë priten edhe në disa zona të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës. Po ashtu edhe në disa vise në Mal të Zi ku në veri të këtij vendi do të ketë reshje të pakta bore.

Nga e enjta rrymimet ajrore do të fillojnë të fuqizohen nga jugu dhe kjo nënkupton rritje të menjëhershme të temperaturave, por edhe afrimin e reshjeve të shiut sidomos për disa vise të Shqipërisë dhe Mali të Zi në fillim./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet”, Qeveria miraton masa emergjente