Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Në orët e mëngjesit dhe paradites në disa zona mund të ketë riga lokale shiu e në viset malore reshje kalimtare bore. Reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal. Temperaturat nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa erërat veriore do të shtojnë ndjesinë e të ftohtit.

Pasdite moti do të ketë tendencë kthjellimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Në disa zona do të ketë reshje afatshkurtra, lokale shiu e në malet e larta fjolla bore. Reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe do të ndodhin në orët e hershme.

Nga e enjta na pret mot i thatë, me intervale të gjata kohore me diel e vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Sot mbesin pa rrymë këto vende