Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasdite ka gjasa për stuhi të fuqishme lokale me rrebeshe intensive dhe erëra të fuqishme. Shtrërngatat eventuale nuk pritet të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit lokal. Temperaturat shënojnë ulje të lehta sidomos në zonat me shtrëngata.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe në disa rajone me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të jetë mjaft nxehtë sidomos në zonat pa rrebeshe shiu.

Nga e premta vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Zhvillimet e rrebesheve të shiut do të jenë më të pakta dhe më të izoluara, ndërsa në juglindje të Shqipërisë pritet të jenë më të theksuara./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari i tretë për vjedhjen në Suharekë, i konfiskohen bizhuteri dhe një veturë