Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell ku lokalisht priten reshje e rrebeshe shiu, por nuk priten reshje të mëdha dhe reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Temperaturat pritet të luhaten nga 5 ajo minimale deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.

Rrebeshe të lokalizuara shiu nesër priten edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Në viset me larta malore nganjëherë priten fjolla bore. Do të vazhdojnë rrymimet ajrore nga jugperëndimi.

Të martën do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe verilindja. Lokalisht priten reshje shiu e në disa zona kodrinore malore priten reshje bore. Nuk priten reshje të mëdha

Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta për shkak të rrymimeve ajrore nga veriu.

Nga e mërkura na pret mot i thatë, me vranësira e intervale kohore me diell. Në mëngjes rikthehet acari, por pa ndonjë acar të fortë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mot përvëlues, parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim