Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot pranveror, me diell dhe vranësira të herëpashershme të shtreve të larta atmosferike.

Do të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga -1 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot pranveror, me diell dhe shtim të vranësirave të shtresave të larta atmosferike. Vende-vende priten vranësira paksa më të dendura në territorin shqiptar, por pa reshje atmosferike me përjashtim të Malit të Zi dhe veriut të Shqipërisë ku mund të ketë riga ose rrebeshe afatshkurtra, lokale shiu.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot shumë i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Parashihen intervale me diell dhe intervale me vranësira. Reshje atmosferike nuk pritet (me përjashtim të Malit të Zi dhe veriut të Shqipërisë) të ketë ndërsa rrymimet ajrore nga jugu dhe jugperëndimi do të vijnë duke u fuqizuar./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit