Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet mot i ndryshueshëm.

Mëngjesi me acar të fuqishëm, ndërsa gjatë dites vranësira shtrihen në vend të cilat në orët e vonshme të pasdites ose mbrëmjes mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebeshe lokal shiu e në viset kodrinore-malore priten reshje kalimtare bore. Reshjet do të jenë të pakta dhe të përqëndruara kryesisht në viset malore në formë dëbore në orët e vonshme të pasdites.

Edhe pse vjen fronti i ftohtë atmosferik temperaturat shënojnë rritje. Minimalja deri në -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 5 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe kalime të vranësirave nga perëndimi ose veriperëndimi në drejtim të lindjes dhe juglindjes. Reshje krejtësisht të pakta priten vetëm në disa zona malore në veri të Malit të Zi dhe Maqedoni.

Të mërkurën priten alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa të enjten një fronti ri i dobët ajror sjellë reshje të dobëta në disa vise të Kosovës. Temperaturat shënojnë luhatje të shpeshta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Pishina e Gërmisë do të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit, komuna e Prishtinës zbulon planin