Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot dimëror, me vranësira, temperatura të ulëta dhe vetëm lokalisht me reshje të herëpashershme bore kryesisht orëve të mëngjesit dhe paradites.

Temperaturat pritet të luhaten nga -6 ajo minimale deri në 1 gradë Celsius ajo maksimale. Pasdite vonë reshjet nuk priten më askund, ndërsa do të pasojë kthjellimi i motit.

Në Shqipëri më ftohtë, me kthjellime në gjysmën perëndimore e vranësira në gjysmën lindore. Fjolla bore priten në lindje dhe juglindje të vendit me shtresa dekorative.

Në Maqedoninë Veriore nesër priten vranësira dhe reshje lokale bore. Pasdite priten kthjellime të pjesshme sikurse edhe në Luginën e Preshevës.

E Mërkura pas një mëngjesi me acar polar, gjatë dites priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Vetëm në jug të Shqipërisë priten më shumë vranësira dhe ndonjë reshje e dobët lokale.

Të enjten pak më ngrohtë, me alternime mes vranësirave lokale dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Më shumë vranësira në jug dhe qendër të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera priten më shumë kthjellime.

Të premten intensifikim i erërave veriore, ulje të reja të temperaturave dhe reshje të izoluara bore në Kosovë, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore kryesisht kthjellët dhe ftohtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Këto janë lokacionet ku po zhvillohet aksioni kundër fajdeve