Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa erërat do të vijnë duke u dobësuar dhe në këtë mënyrë do të ketë stabilizim gradual të atmosferës. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 ajo minimale deri në 15 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirash e intervaleve kohore me diell. Temperaturat do të rriten në tërë rajonin për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga perëndimi dhe jugperëndimi. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Ditëve të ardhshme nën ndikimin anticiklonik na pret mot kryesisht stabil, me alternime mes intervalesh të gjata kohore me diell e vranësirash kalimtare. Mëngjeset do të jenë të ftohta, por jo aq për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugperëndimi. Nëpër disa lugina dhe ultësira do të vjen deri te inversioni i temperaturave (sidomos mëngjeseve) që nënkupton krijimin e mjegullës dhe eventualisht edhe vranësirave të ulëta dhe vetëm në këto zona do të jetë më ftohtë. Në zonat me diell do të jetë pothuajse sikur pranverë e vërtetë.

Pra, pas një periudhë me mot shumë të ndryshueshëm dhe jo-stabil, vjen një periudhë me disa ditë kryesisht stabile.

Lexo edhe:  Nesër nuk mbahet mësimi në disa shkolla në Mitrovicë