Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot parashihet të kemi dendësim masiv të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu.
Reshje të dendura shiu parashihen sidomos orëve të pasdites, ndërsa reshje bore vetëm në viset malore. Në mbrëmje vonë reshje bore mund të ketë edhe në viset kodrinore, ndërsa mund të përzihem e shi edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare. Temperaturat do të fillojnë të ulen sidomos me fillimin e erëra veriore dhe shiut.
Në Shqipëri po ashtu pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Fillimisht në veri dhe veriperëndim të vendit pritet të depërtojë fronti me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, pastaj reshjet shtrihen edhe në zonat tjera të vendit.
Rrebeshe intensive priten edhe në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, ndërsa pasdite do të fillojnë edhe në Maqedoninë Veriore.
Të premten na pret mot më i ftohtë dimëror, me reshje të herëpashershme bore, erëra të ftohta veriore. Reshje të herëpashershme bore priten në shumë zona në Kosovë, veri, verlindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës. Normalisht në zonat më të ulëta vështirë që mund të ketë borë.
E shtuna edhe më e ftohtë, me reshje të herëpashershme, lokale bore, ndërkaq intervale kohore me diell priten në Dukagjin dhe Drenicë.
Nga e diela përmirësim gradual i motit, por pritet acar sidomos në natën dhe në mëngjes./MeteoBallkan