Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mëngjes lokalisht priten reshje shiu të cilat do të pushojnë dhe mesdita e pasditja vijojnë me intervale të gjata kohore me diell. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Ceslius.

Në Shqipëri ,Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mëngjes lokalisht priten reshje shiu, ndërsa vranësirat vazhdojnë edhe gjatë dites në shumë vise, por pa reshje të mëtutjeshme. Riga lokale mund të ketë vetëm në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Të mërkurën na pret mot edhe më i ngrohtë, ndërkohë që cikloni i fuqishëm afrohet gradualisht. Parashihen intervale kohore me diell, vranësira e ndonjë rigë lokale shiu. Erërat jugore dhe jugperëndimore do të fuqizohen dhe temperaturat do të rriten.

Të Enjten dendësim i madh i vranësirave dhe reshje mesatare deri të dendura shiu. Në viset malore reshje bore.

Nga e premjta ulje e ndjeshme e temperaturave me fjolla lokale bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit