Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshje dhe ndonjë rrebesh lokal shiu pritet të ketë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa dita sjellë intervale të gjata kohore me diell dhe rrallëkund ndonjë rigë ose rrebesh shiu.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë natës intensifikim i reshjeve dhe rrebesheve të shiut në Shqipëri, ndërsa në jug të Shqipërisë priten edhe stuhi me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu reshje shiu pritet të ketë edhe në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Dita sjellë mot më të mirë dhe me rreze të shpeshta diellore, ndërsa vranësirat dhe ndonjë rigë shiu mbetet prezente vetëm në disa zona të izoluara.

Të premten pasdite fillimisht në Mal të Zi dhe Shqipëri do të ketë dendësim të madh të vranësirave me reshje e rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës rrebeshe intensive përfshijnë gati tërë Shqipërinë dhe po ashtu edhe territorin e Republikës së Kosovës. Më vonë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Të shtunën na pret mot jashtëzakonisht jo-stabil, me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten stuhi të fuqishme dhe rrebeshe të rrëmbyeshme shiu sidomos në Shqipëri, por edhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në ndonjë rajon të Republikës së Kosovës.

Të dielën përmirësim i motit dhe priten intervale kohore me diell e vranësira lokale./

Lexo edhe:  "Trepça’ largon nga puna edhe një minator