Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu në mëngjes, ndërsa gjatë ditës reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të tërhiqen gradualisht dhe priten intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi po ashtu gjatë natës priten rreshje shiu si pasojë e kalimit të sistemit frontal, ku vende-vende do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
E marta në mëngjes dhe paradite sjellë reshje shiu në shumë vise të cilat pastaj ndërpriten fillimisht në veri pastaj më vonë ndalen edhe në jug dhe lindje të rajonit. Dita sjellë kthjellime të pjesshme.
Nga e mërkura deri të premten pritet mot më stabil dhe me shumë intervale kohore me diell. Mëngjeset do të jenë paksa të ftohta dhe me mjegull afatshkurtër. Ditët më diell dhe stabil, por në Kosovë do të ketë vranësira lokale. Të enjten shtim i konsiderueshëm i vranësirave në lindje të Kosovës dhe shumë pjesë të Maqedonisë./MeteoBallkan

