Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të vijnë duke u shtuar gradualisht sidomos orëve të mbrëmjes.

Do të fryjnë erëra nga veriu, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërkohë që një front i ftohtë afrohet nga veriu dhe përfshinë lindjen e Evropes, ajri i ngrohtë grumbullohen në viset tona.

Të hënën pak më freskët për shkak të ndikimit të frontit të ftohtë. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e marta vazhdon “avazi i vjetër” Na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë dallime të mëdha mes temperaturave minimale dhe maksimale, ngase gjatësia e natës do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave minimale, ndërsa masat ajrore stabile me origjinë nga Afrika Veriore do të kushtëzojnë temperatura mjaft të larta  maksimale për këtë periudhë kohore./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Djali rrah me grushte babain 89-vjeçar në Viti, ai detyrohet të kërkojë ndihmë nga Policia