Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Të Enjten në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të jenë më të pakta. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos ato maksimale, ndërsa rrallë në disa rajone nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu orëve të pasdites.
Temperatura maksimale pritet deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Megjithatë, orëve të pasdite në disa lokacione kryesisht malore pirten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të jetë vapë sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë urbane.
E Premtja dhe fundjava vijnë të nxehta dhe kryesisht me diell. Detaje tjera në postimet tona tjera./MeteoBallkan