Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, ndërkohë që mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu në orët e mëngjesit dhe paradites.

Mëngjesi i hershëm mund të sjellë edhe vranësira të ulëta dhe mjegull. Gjatë ditës përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave të cilat mund të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat rrallëkund në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokale shiu, por në përgjithësi vazhdon mot i thatë dhe i ngrohtë. Në disa vise kontinentale pritet ulje e përkohshme e temperaturave për shkak të frontit të dobët të ftohtë ajror, por menjëherë ato pritet të rikoperohen.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Të dielën mund të kemi edhe një front krejtësisht të dobët, të ftohtë ajror që mund të kushtëzojë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu vetëm në ndonjë rajon. Përndryshe vazhdon dominimi i plotë anticiklonik që nënkupton mot stabil dhe kryesisht pa reshje atmosferike./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Të frymëzuar nga TikToku, rreth 20 nxënës në Kosovë e lënduan vetën