Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell do të ketë kushte edhe për zhvillime të vranësirave lokale, ndërsa pasdite vonë parashihen edhe riga ose rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Këto reshje do të jenë përqendruara kryesisht në disa vise të Dukagjinit. Temperatura maksimale pritet të jetë rreth 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në veri të Malit të Zi dhe disa zona në veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje në zonat ku do të ketë vranësira dhe rrebeshe shiu, por këto zona do të jenë më të pakta krahasuar me zonat ku nuk do të ketë fare reshje.

Nga e premta përsëri mot kryesisht stabil dhe me diell. Mund të ndodhë ndonjë rrebesh lokal shiu afatshkurtër në disa vise në qendër dhe juglindje të Shqipërisë, ndërsa dita e premte pritet të jetë paksa më e freskët.

Të shtunën pak më nxehtë, ndërsa të dielën pak më freskët./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ky është mërgimtari nga Gjermania që vdiq pas aksidentit rrugës për Kosovë