Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me diell, stabil dhe i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe do jemi në valën më të re të nxehtësisë tropikale. Maksimalja pritet deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën po ashtu pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta pas uljeve të lehta që pësuan dje dhe sot.

Mot me diell dhe me rritje të mëtutjeshme të temperaturave do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme. Priten ditë mjaft të nxehtë, ndërsa edhe temperaturat e natës do të shënojnë rritje.

Nga e mërkura pasditeve vonë do të ketë shanse për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut dhe atë vetëm në disa rajone malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Skenderajt i shtohen edhe tre specialistë të Mjekësisë Familjare