Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell ku mund të ketë edhe ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të fryjnë erëra shpeshherë të fuqishme kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe erëra lokalisht të intensitet mesatar deri të fuqishëm. Reshje lokale shiu priten në disa vise të Malit të Zi dhe Shqipërisë, por pa ndonjë zhvillim signifikant. Zhvillime të stuhive të fuqishme shiu dhe breshëri priten në territorin e fqinjin tonë verior, Bullgari dhe Rumani si dhe në pjesë të Bosnjë dhe Hercegovines. Në këto vende priten shtrëngata të fuqishme shiu e breshëri dhe procese mjaft të bujshme atmosferike dhe për këtë arsye do të ketë erëra edhe në viset tona, por pa zhvillime të forta.
E Premtja vjen me vranësira e intervale me diell. Pasdite vonë dendësim i vranësirave me reshje shiu të cilat do të përhapen gjatë natës në shumë vise. E Shtuna pas shiu të mëngjesit me përmirësim gradual të motit. E Diela më stabile, me diell dhe vranësira lokale dhe mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër dhe të izoluar shiu./MeteoBallkan