Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Dita e fundit e Prillit në Kosovë parashihet të karakterizohet me mot plotësisht stabil dhe me diell. Mëngjesi do të jetë shumë i freskët, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile, por me erëra të freskëta nga verilindja. Temperaturat nga 4 në mëngjes deri në 24 gradë Celsius pasdite.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të stabilitetit atmosferik dhe rrezeve diellore.

Maji fillon me diell, por gjatë dites do të ketë shtim lokal të vranësirave. Orëve të pasdites dhe mbrëmjes nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, por asgjë serioze. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Të Premten në Shqipëri dhe Maqedoni lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në zonat malore.

Fundjava mjaft e nxehtë dhe stabile e me diell./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në fshatin Trudë, tre të lënduar