Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita me rritje të temperaturave dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 23 gradë Celsius. Do të ketë erëra nga verilindja që në disa vise nganjëherë do të jenë të fuqishme.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa rajone me vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Fronti i dobët, i ftohtë ajror që sot ishte në Kosovë nuk pati ndonjë ndikim në Shqipëri.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Nën ndikimin anticiklonik reshje atmosferike nuk pritet të ketë, ndërsa në mes të javës mund të kemi edhe një front të fohtë ajror, por i cili do të jetë i dobët dhe me ndikim lokal. Temperaturat sërish do të shënojnë rritje./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Policia aksion në Ferizaj, kapen 13 persona duke luajtur bixhoz në një kafene