Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje apo rrebeshe lokale shiu kryesisht orëve të hershme të mëngjesit dhe pastaj orëve të mbrëmjes dhe natës së ardhshme kur pritet një valë shiu që mund të përfshijë gati tërë vendin.
Temperatura pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Më shumë vranësira dhe rrebeshe shiu priten në Mal të Zi dhe veriperëndim të Shqipërisë. Vonë në mbrëmje dendësim i vranësirave në tërë rajonin me rrebeshe lokale shiu të cilat në disa vise të Shqipërisë priten me vetëtima dhe bubullimë.
Të Enjten pritet mot i paqëndrueshëm, me rrebeshe lokale shiu, por edhe me intervale të gjata kohore me diell.
Të Premten dhe të Shtunën rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa reshjet mbesin të izoluara në disa vise kryesisht në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë. Të dielën rrebeshe më të përhapura shiu dhe ulje graduale e temperaturave./MeteoBallkan