Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Reshjet atmosferike nuk pritet të ketë ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe afatshkurtra shiu me bubullima parashihen në jug të Shqipërisë dhe rrallë në disa vise në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe qendër të Shqipërisë.

Të premten na pret mot me diell dhe vranësira, ndërsa parashihen edhe rrebeshe lokale shiu. Rrebeshe të pakta parashihen në disa vise të Kosovës, ndërsa rrebeshe më intensive parashihen në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, gjegjësisht në jug, lindje dhe pjesët qendrore të Shqipërisë dhe jugperëndim, veriperëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fundjavëSs na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Ende do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu, ndërsa të dielën në Kosovë pritet një front i dobët, i ftohtë ajror me riga të dobëta shiu./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gjakovë: Vëllai tenton ta ther me thikë vëllain, e rrah atë dhe nënën