Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot pothuajse pranveror, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa parashihen edhe riga lokale shiu kryesisht në veriperëndim të Kosovës dhe zonat përreth. Ndonjë rigë kalimtare shiu mund të ketë edhe në ndonjë rajon tjetër.
Do të fryjnë erëra të “ngrohta” nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja dhe kjo është arsyeja e rritjes së temperaturave, pra rrymime të fuqishme ajrore nga jugu si në sipërfaqe po ashtu edhe në shtresa më të larta.
Temperaturat nga 2 minimalja deri në 15 apo 16 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende parashihen riga e ndonjë rrebesh lokal shiu.
Edhe dita e Enjte do të jetë e ngjashme, e ngrohtë, me intervale kohore me diell, ndonjë rigë lokale shiu dhe rrymime ajrore nga jugu. Temperaturat maksimale në Kosovë deri në 15 apo 16 gradë Celsius.
Të Premten do të fillojë ndryshimi i motit, por ende mbetet relativisht ngrohtë deri orët e vona kur pritet të kemi një front të ftohtë ajror fillimisht vetëm në Kosovë.
Për fundjavë reshjet eventuale të shiut do të shndërrohen në borë fillimisht në Kosovë, ndërsa temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme. Të dielën e sidomos të Hënën reshje bore priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe në shumë pjesë të Shqipërisë. Reshje bore kësaj radhe mund të ketë edhe në bregdetin e Shqipërisë sidomos në veriperëndim të vendit./MeteoBallkan