Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Të Enjten në Kosovë parashihet të mbajë mot pa ndonjë ndryshim, pra pritet mjegull në mëngjes me temperatura minimale rreth 2 gradë Celsius, ndërsa dita do të jetë stabile, e këndshme dhe temperatura maksimale rreth 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi i ftohtë dhe me mjegull, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile.

Të Premten dhe për fundjavë na pret mot pa ndonjë ndryshim të madh. Mëngjeset do të vazhdojnë të jenë me mjegull, ndërsa ditët me diell dhe stabile. Temperaturat nga 1 deri në 21 gradë Celsius. Në Shqipëri deri në 26 gradë Celsius./MeteoBallkan

 

Lexo edhe:  Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia