Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot stabil, kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa dita stabile dhe e këndshme. Temperatura maksimale mund të shkojë deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në shumë vise me mjegull e cila do të largohet gjatë paradites.

Mot pa ndonjë ndryshim do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Parashihen rreze të shumta diellore, vranësira lokale dhe mjegull gjatë mëngjesit të ftohtë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Musliu-Kurti: Bo çka dush me “Zajednicën”, ti je i mençur dhe i gjithëdijshëm