Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe shtim lokal të vranësirave, ndërkaq mund të ketë edhe riga lokale shiu kryesisht në disa vise të Dukagjinit.

Rrymime ajrore do të jenë nga jugu dhe për këtë arsye temperaturat pritet të jenë të larta. Maksimalja 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë  Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësira të cilat në disa zona do të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu. Reshjet do të jenë kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal, ndërsa temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta.

Të Premten dhe gjatë fundjavës na pret mot me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Temperaturat pa ndonjë ndryshim substanial, ndërsa reshjet do të jenë kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Diçka po "zihet", jo Albin Kurti por Memli Krasniqi sërish vizitë zyrtare në SHBA