Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale. Atmosfera do të jetë tërësisht stabile, ndërsa mëngjesi i freskët e me mundësi për mjegull afatshkurtër në disa lugina.

Temperatura maksimale parashihet deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon fillimi javës së re me mot stabil dhe të këndshëm vjeshtor. Mëngjesi do të jetë i freskët. Nëpër disa lugina mund të ketë mjegull e cila zhduket gjatë paraditës. Dita stabile dhe kryesisht me diell. Temperaturat pothuajse verore në mesditë.

Mot i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme. Mëngjeset mund të sjellin mjegull, ndërda ditët me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Temperaturat pritet të jenë të larta për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Lëndohen dy të rinj pasi u futën me veturë në oborrin e një shtëpie