Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të shtresave të larta atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet deri në 22 gradë Celsius.

Mëngjesi do të jetë i freskët dhe në disa lugina mund të ketë mjegull kalimtare.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shtresave të larta atmosferike. Nëpër disa disa lugina mëngjesi do të jetë me mjegull, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë.

Të mërkurën në Shqipëri priten vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Kosovë parashihen reshje apo rrebeshe kalimtare shiu sidomos në mëngjes ose paradite, ndërsa pasdite pritet mot me diell.

Rrebeshe lokale kalimtare parashihen edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi priten vranësira të dendura dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të Enjten na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë, ndërsa rrebeshe të reja shiu presim të Premten./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Qeqa “godet” futbollistët e Kosovës: Njoni bojke filma, tjetri si mi pas dy komë të majta – i kërkoj falje syve