Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Dita e Enjte na sjellë mot të ndryshueshëm dhe jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të dendësohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale me rrebeshe intensive, ndërsa temperatura maksimale pritet deri në 30 gradë Celsius me freskim të konsiderueshëm në zonat e rrebesheve të shiut.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me dieëë dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe dendësohen duke krijuar kushte për rrebeshe dhe stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të Premten po ashtu përpos intervaleve kohore me diell parashihen vranësira të dendura dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pësojnë ulje të mëtutjeshme sidomos në zonat e shirave lokal.

Fundjava me përmirësim gradual, por të shtunën ende mund të ketë shtrëngata lokale me bubullima.

Të dielën më qetë, me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Prishtinë, djali rrah brutalisht babain e tij 62-vjeçar – ndalohet për 48 orë