Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por nuk parashihet nxehtësi ekstreme. Do të ketë vranësira të pakta lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe maksimale pritet deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. pasdite vonë rrallë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat do të fillojnë të rriten prapë.

Të Enjten pasdite në Mal të Zi pritet destabilizim i fuqishëm i motit, ndërsa sistemet frontale zhvillohen atje edhe në Kosovë mund të kemi krijimin e ndonjë sistemi vranësirash me rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebesh intensiv dhe breshër, kurse ndonjë rrebesh shiu pritet edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe aty-këtu në veri dhe lindje të Shqipërisë.

Përkundër këtyre zhvillime në rajonet e lartpërmendura në të gjithë territorin do të ketë rritje të temperaturave, për tu freskuar vetëm zonat e rrebesheve të shiut.

Zhvillime të izoluara priten edhe të Premten, ndërsa nga fundjava na pret mot me diell, stabil dhe i nxehtë veror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Vetëm për një ditë ndërruan jetë 17 persona” – Babai i Bleros tregon për vizitën e tij në Mekë